Ballina Aktualitet Ndalohet autobusi Sarandë-Athinë me 97 kg drogë

Ndalohet autobusi Sarandë-Athinë me 97 kg drogë

Është ndaluar në ditën e sotme autobusi i linjës Sarandë- Athinë me ngarkesën 97 kg drogë.

Në pranga është vënë dhe shoferi i autobusit 34 vjec , emri i të cilit nuk bëhet i ditur ende. Mësohet se autobusi është në pronësi të një kompanie shqiptare.

Ngarkesa është kapur nga policia greke sapo ka kaluar Kakavijën në fshatin e quajtur Kallpaq.

Janë sekuestruar 955 euro, 2 dollarë, leje qarkullimi, 2 celularë bashkë me dy çantat që përmbanin 16 pako me 97 kg droge.

Destinacioni ka qenë shteti fqinj Greqia. Vazhdon të punohet mbi zbardhjen e ngjarjes.