Ballina Aktualitet AKUZAT/ Ndalohet në kufi “e forta” nga Lezha, si tentoi 44-vjeçarja të...

AKUZAT/ Ndalohet në kufi “e forta” nga Lezha, si tentoi 44-vjeçarja të arratisej drejt Maqedonisë

Policia kufitare ka ndaluar një shtetase e cila rezultoi të ishte e dënuar me 1 muaj burg.

Një grua 44-vjeçare nga Tirana, Lindita Dedaj (Kadeli) u arrestua nga Policia Kufitare në Qafë Thanë, ku ishte paraqitur për të kaluar kufirin.

Por, policia e ka ndaluar të largohet nga Shqipëria pasi Lindita Dedaj (Kadeli) rezultoi se ishte dënuar me 1 muaj burg.

Policia tha se “ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendim të formës së prerë nr 331 datë 15.11.2016, e ka dënuar këtë shtetase me 1 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook