Ballina Aktualitet Ndalohet qarkullimi për një orë në Unazën e Re. “Do lëmë koka...

Ndalohet qarkullimi për një orë në Unazën e Re. “Do lëmë koka njerëzish”

Prej ditësh vijojnë protesta nga banorët e Unazës së re në Tiranë. Të revoltuar për shkak të indiferencës së shtetit ata kërkojnë tu dëgjohet zëri. 

Edhe në mëngjesin e sotëm ata kanë protestuar të revoltuar dhe kanë bllokuar totalisht qarkullimin deri në orën 09:00 të mëngjesit. 

Bashkë me ta janë bashkuar dhe disa deputetë të Partisë Demokratike për të mbrojtur kauzën për mos prishjen e banesave në zonën e unazës se re. Disa prej banesave janë ende në proçes legalizi. Sipas banorëve projekti është zgjeruar dhe rimenduar dhe prek 490 objekte ndërtimi dhe jo 300 sa është thënë nga qeveria. 

Thirrja e tyre për reagim është aq e fortë sa kërcënojnë me jetë njerëzish. 

“Nuk i prishim shtëpitë, ne do lëmë kokën. O do vrasim njerëz o do lëmë koka njerëzish. të bëhen 15 a 30 dëshmorë”- është thirrja e banorëve të zonës.