Ballina Aktualitet Ndërron jetë gazetarja e njohur korçare, kolegia e saj i dedikon disa...

Ndërron jetë gazetarja e njohur korçare, kolegia e saj i dedikon disa fjalë prekëse

Një prej gazetareve më të njohura korçare Irena Vreto ka ndërruar jetë ditën e sotme teksa luftoi me forcë dhe vullnet sëmundjen e rëndë nga e cila vuante por që nuk ja arriti ti bënte ballë.

Albana Cakshiri ka qenë kolegia dhe mikja e saj më e mirë e cila e bëri të ditur këtë lajm fatkeq dhe të hidhur për familjarët e saj dhe ndarjen nga jeta të Irena Vretos. Në një postim tek rrjeti i saj social “Facebook” ajo ka njoftuar se ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00 ditën e nesërme tek Kisha e Shën Sotirit në Tiranë tek Parku Rinia.

STATUSI I PLOTE I GAZETARES 
Te nderuar miq dhe dashamires,

Sot ka nderruar jete shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Irena Vreto. Semundja e rende per 4 vite te gjata dhe te tmerrshme triumfoi, megjithe luften e forte te Irenes. Nuk doja te shkruaja nje lajm te tille, per nje zonje qe miresine e kishte lajtmotivin e jetes se saj. Per nje intelektuale dhe artiste te rralle si ajo. Natyrisht dua te jem mirenjohese per njerezit qe e ndihmuan Irenen ne keto vite te veshtira.
Irena qofsh e parajses!

Ceremonia mortore neser ora 11.00 tek Kisha e Shen Sotirit(tek Parku “Rinia”.