Ballina Aktualitet Ndërtimet e shumta në Shqipëri, “boom” në shitjet e elektroshtëpiakeve

Ndërtimet e shumta në Shqipëri, “boom” në shitjet e elektroshtëpiakeve

Rritja e konsumit në tremujorin e dytë të vitit u ndikua nga shitja e elektroshtëpiakeve dhe pajisjeve kompjuterike, raportoi Banka e Shqipërisë.

Konsumi privat u rrit me 2.3% në tremujorin e dytë vitit 2017. Megjithëse norma rritëse u përshpejtua me 0.2 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë, ajo është poshtë rritjes 2.9% të vitit 2016.

Banka e Shqipërisë ka gjetur se rritja e konsumit  u udhëhoq nga shitjet me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake dhe pajisjeve të ndryshme kompjuterike, të cilat u rritën në tremujorin e dytë me përkatësisht 6.1% dhe 16.7%, normë kjo më e lartë se sa e tremujorit të parë (5% dhe 5.3%) dhe mesatares së vitit 2016.

Analiza tregon se rritja e konsumit privat në tremujorin e dytë është mbështetur nga shpenzimet e rritura të konsumatorëve për mallra të qëndrueshëm.

Ekspertë të tregut pohojnë se rritja e shitjeve të pajisjeve elektroshtëpiake është nxitur nga investimet e individëve në tregun imobilar.

Banka e Shqipërisë ka raportuar rritje të shitjeve në sektorin e ndërtimit këtë vit me ritme dyshifrore. Për rrjedhojë blerjet e reja të banesave kanë nxitur edhe shitjet e elektroshtëpiakeve.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kompanitë e mëdha të shitjes me pakicë të këtyre pajisjeve aplikuan oferta, të cilat nxiten shitje në një periudhë që nuk ka qenë e zakonte vitet e tjera.

Rritja e shitjeve të elektroshtëpikave ishte e pazakonte në tremujorin e dytë, pasi zakonisht rritjet në këto artikuj ndodhin në fund vit për shkak të ofertave të Krishtëlindjeve dhe prirjeve më të theksuara të konsumatorëve për blerje në këtë periudhë./monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook