Ballina Aktualitet Ndërtimi i Unazës së Re, ja se si do të menaxhohet trafiku...

Ndërtimi i Unazës së Re, ja se si do të menaxhohet trafiku në këtë aks rrugor

Në një kohë që punimet pë pumiet e Unazës së re kanë filluar, pyetja për banorët e Tiranës dhe jo vetëm qëndron nçështjen se si do të menaxhohet trafiku në këtë aks rrugor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një deklaratë për shtyp deklaron se: 

“Nga dogana deri tek Shkolla Teknologjike automjetet do të lëvizin në tre korsi. Ndërkohë, tek rrethrrotullimi i Shkollës Teknologjike nuk do të ketë pengesa. Ajo që duhet thkesuar është se rrethrrotullimi i ish-sheshit “Shqiponja” nuk do të jetë më një rrethrrotullim, por një gjysmë- rrethrrotullim, që do të thotë se, për t’u kthyer, duhet të kthehemi në vend, ose të shkojmë deri tek Casa Italia për të marë më pas rrugën e unazës.      

 

Puna e sapo nisur ka reflektuar tek trafiku i rënduar në këtë aks. Situata më e rëndë paraqitet në mesin e ditës, ku fluksi i lëvizjeve është më i lartë. Dy nga rrugët kryesorë të cilave do tu jepet prioritet janë Rruga e Kavajës dhe Rruga “Dritan Hoxha”. Në këtë të fundit do të përdoren dhe “bypass”-et që automjetet të lëvizin sa më lirshëm dhe trafiku të mos bllokohet. 

Për banorët e zonës së Kasharit, si rrugë alternative do të jetë Rruga “Tre Dëshmorët”. Bashkia e Tiranës dhe ARRSH thotë që nuk do të ketë bllokim të trafikut, por rëndim të tij, për këtë kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve”- thuhet më tej në deklaratën e Autoritetit Rrugor Shqiptar.