Ballina Aktualitet “Ndihem e fyer”- Myfarete Laze, lidhja e ikonës së këngës Shqiptare me...

“Ndihem e fyer”- Myfarete Laze, lidhja e ikonës së këngës Shqiptare me ndodhinë në Bularat

Pas ceremonisë mortore të Kostandinos Kacifas në Bularat në ditën e djeshme, ikona e këngës Shqiptare, Myfarete Laze, shpërthen e indinjuar ndaj medias dhe qeverisë Shqiptare. 

Myfarete Laze, “Bylbyli i Shkodrës” siç e quajnë ndryshe ka një lidhje mjaft të fortë me krahinën e Çamërisë dhe ka reaguar e indinjuar në adresën e saj facebook pas shfaqjes së shtetasve grekë me parrulla dhe thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve.  Ajo është ndier e fyer për mos reagimin e shtetit Shqiptar.

Ajo u kujton të gjithë Shqiptarëve dinjitetin dhe respektin për vendin e tyre me anë të postimit të saj dhe kritikon të gjithë emrat e njohur që kanë dhënë kontributin në partinë Çame duke kujtuar dhe ndodhinë që ndodhi me këngën “Un e dua Çamerinë” midis organizatorëve të Miss Glob dhe Konsullit Grek, vite më parë.

Postimi i plotë:

“Sjam nder kurr ma e fyer se sot. Nuk jam ndjer kurr ma e pa sigurt se ne token time. kam te drejt morale, shpirtnore me u shpreh shum e indinjume sepse toka jeme u mbulua me flamur Grek, parrulla anti Shqiptare, Grek qe na benin karshillek. Un jam nji Shqiptare qe shetita boten por nuk e ndrrova kete tokme asnji tjeter. Asnji kusht ekonomik nuk me largoi nga vendi im. Femijet e mi po ne Shqipri. Po e dua kete vend e ta dija se ndodhte keshtu ne token time atje do isha. E di cfar jan ne gjendje te bejne Greket. A harruat ju Petri Alda Bozo, Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri, Galip Amos, se per kengen “Un e dua Çamerine” vet konsulli Grek kerkoi te hiqej kenga nga Miss Globi ose un terheq Misset e sponsorizimet. Ju djemt e Çameris i paguat sponsorizimet qe terhoqi Konsulli Grek. nuk lejuat te hiqrt kenga. Ku ishit sot?Ku?Ku jeni gazetar qe per  zhgarravina beni emisjone e sot zani juaj ishte per tok. Turp tju vij. Edhe sot lajme per terroristin qe godet me arm zjarri policin Shqiptare. Turp. Ai eshte terrorist e si i till duhet vra. Ne paguajm dhe vorrimin e tij e prap te sham? Ne Greket sna len te shkojm si turist me pa vendlindjen e gjysherve tane. Ata me flamur te valvitun ne token time te shenjt. Oh si skam nji grusht te fuqishem, arsye qe flejn e si dalin per zot vendit mu ne zemer me ju ngjesh. Oh si….si….Por smundem me qesh, por me kja me vajtojce.  oj je e….   Faleminderit per te gjithe Shqiptaret qe ishin aty e ruajten qetesine.”

 

LEXO EDHE:  Sulmoi policinë me armë dhe terrorizoi zonën e Dropullit, si u kap nga RENEA i riu grek