Ballina Aktualitet Ndihma ekonomike/ Denoncimi i deputetit të PD-së: Si po e manipulon qeveria...

Ndihma ekonomike/ Denoncimi i deputetit të PD-së: Si po e manipulon qeveria listën e familjeve

Deputeti i Elbasanit, Endri Hasa, denoncoi skemën sesi qeveria mund të manipulojë listën e familjeve me ndihmë ekonomike, duke i përjashtuar ose jo nga lista.

Demokrati Hasa, rrëzoi pretendimin e qeverisë se sistemi është i paanshëm, për sa kohë ai menaxhohet nga militantë partiakë si Marsida Haxhiu në Elbasan. 

Deputeti i PD-së, v uri në dukje se qeveria vazhdon të mbajë sekret sistemin e pikëzimit, duke mos e botuar në fletoren zyrtare për të manipuluar dhe përdorur politikisht mjerimin ekonomik te shqiptarëve.

“Nuk është sistemi. Është Marsida, është partia ajo që bën vettingun e atyre që nuk kanë më çfarë mbahen gjallë”, u shpreh deputeti Hasa.

Ai denoncoi edhe një fakt tjetër sesi ndihma ekonomike po përdoret për interesa elektoralë të PS.
Deputeti Hasa tha se në Librazhd, një bashki që drejtohet nga PS ka rritje pothuajse dyfishe të njerëzve qelë marrin ndihmë.

“Nga 1900 familje që trajtoheshin me ndihmë në 2015, tani marrin 3200, ndërsa në Bashkinë Përrenjas që nuk drejtohet nga PS ka ulje me 270 persona”, tha Endri Hasa.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook