Ballina Aktualitet Ndryshime drastike në Arsim, Rama e Nikolla prezantojnë nismën e re që...

Ndryshime drastike në Arsim, Rama e Nikolla prezantojnë nismën e re që do të “shpëtojë” nxënësit

Në një komunikim online me mësues dhe prindër, kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar nismën: “3 lëndë në 6 orë”.

Gjatë diskutimit, kreu i Qeverisë theksoi se do të mbështesë propozime të reja në portalin e bashkëqeverisjes me qytetarët.

Së bashku me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, kryeministri Rama propozoi reformimit e kalendarit ditor të orëve të mësimit.

Sipas Ramës, nisma e re do të zbatohet që prej datës 1 Shkurt.

“Kemi diskutuar me ministren disa herë lidhur me problemin e madh të ngarkesës mësimore, të ngarkesës fizike të çantave çdo mëngjes për fëmijët, për çka ishte menduar një qasje tjetër. Ndërkohë, falë kurajos për të besuar të zonjës që u bë shkaku që ju jeni bashkuar sëbashku dhe që ne të jemi këtu sëbashku, ne gjendemi me një zgjidhje shumë të thjeshtë dhe shumë të plotë përpara nesh në tavolinë”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, Rama bëri me dije se për Arsimin do të ketë një platformë specifike për të dhënë ide dhe mendime.

Ankesat e njerëzve në Platformë adresohen sipas afateve që kemi premtuar dhe se çdo ankesë që vjen nga Platforma nuk kalon nëpër filtrat e burokracisë, që shpesh herë janë problemi ynë i përbashkët, por shkon drejt e te ministri apo ministrja”, shtoi kreu i Qeverisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook