Ballina Aktualitet Në janar dha dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese, sot Besnik Ymeraj çohet për...

Në janar dha dorëheqjen nga Gjykata Kushtetuese, sot Besnik Ymeraj çohet për ndjekje penale në Prokurori

Është referuar për ndjekje penale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj.

Ymeraj dha dorëheqjen në janar të këtij viti. “Dualajm.com” mëson se KPK ka referuar dokumentacionin për ish-gjykatësin pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj” bën me dije KPK.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook