Ballina Aktualitet Në krah të diktatorit sirian, Berisha tregon të vërtetën e fotos me...

Në krah të diktatorit sirian, Berisha tregon të vërtetën e fotos me Bashar Al Asadin

Sa herë u jepet rasti dhe sa herë përmendet emri i Bashar Al-Asadit, mediat pro qeveritare botojnë një foto ku Sali Berisha duket në krah të diktatorit siran.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë pasi ish kryeministri ka përshëndetur sulmet e vendeve të perëndimit ndaj Sirisë.

Kuptohet qartë analogjia që kërkohet të bëhet dhe përshtypja që mëton të krijohet.

Por, mjafton një kërkim i shpejtë për të kuptuar të vërtetën.

Pas klishesë ku duket portreti i Asadit ngjitur me atë të Berishës ka një histori. Pas një hulumtimi të shkurtër, foto të tjera ato tregojnë “manipulimin”që serviret në Shqipëri.

Aty Sali Berisha gjendet mes një tufe të madhe krerësh shtetesh, si ish diktatorët egjiptianë dhe tunizianë Mubarak dhe Ben Ali, finlandezia Tarja Halonen, presidenti rumun Trajan Basesku dhe sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon.

Eshtë viti 2008 dhe ata janë ftuar nga Nicolas Sarkozy për të marrë pjesë në tribunën e parakalimit tradicional që kryhet në bulevardin Champs Elyse me rastin e festës kombëtare të Francës, 14 korrikut.

Nga fotot e tjera duket qartë se nuk ka asnjë lidhje mes pamjeve reale dhe imazhit që kërkohet të shitet në Tiranë. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook