Ballina Aktualitet Në vetëm tre ditë pune, Edi Paloka ironizon zv/ministrin Sandër Lleshi ...

Në vetëm tre ditë pune, Edi Paloka ironizon zv/ministrin Sandër Lleshi në detyrë

Siç dhe është njoftuar Sandër Lleshi ka marrë postin e zv/ministrit të Brendshëm dhe vetëm në trë ditë pune ka zbuluar dhe karakterin e tij prej ushtaraku me urdhrat e dhënë vartësve të tij.

Në një postim në adresen e tij facebook, Edi Paloka, nënkryetar i Partise Demokratike ka ironizuar zv/ministrin Sandër Lleshi pikërisht për shkak të urdhrave të dhëna në tre ditët e para të punës në postin e ri.

Paloka vë në dukje vijimësinë  e punës duke cituar pikërisht kërkesat dhe citimet e ZV ministrit në detyrë.

Më poshtë , reagimi I plotë I Edi Palokës në facebook :

Dhe ne që kishim dyshime se Lleshi i Ramës nuk do ishte efektiv në detyrën e tij te re…

Në vetëm tre dite punë, tre lëvizje të bujshme;

Ditën e parë nxori urdhër që administrata të mos pi kafe.

Ditën e dytë urdhëroi policinë që të merret me plehrat (jo ato të krimit, por me lëkurat e bananeve që hedhin qytetaret).

Ditën e tretë nxori sqarim për urdhrin e ditës së parë.

Nesër pritet të nxjerrë sqarim për urdhërin e ditës së dytë.

Po ditën e pestë?