Ballina Aktualitet Negociatat për anëtarsim në BE/ Hahn përgjigjet nëse ka kushte të tjera...

Negociatat për anëtarsim në BE/ Hahn përgjigjet nëse ka kushte të tjera për Shqipërinë

Komisioni i Zgjerimit në BE Johannes Hahn, ka mbërritur në Shqipëri ku ka zhvilluar në konferencë për mediat bashkë me kryeministrin Edi Rama.

Hahn garantoi se nuk ka asnjë kusht të ri për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ky proces tha Hahn bëhet dhe do të bëhet me çdo vend kandidat për në BE.

“Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat. Sepse në fillim të këtij procesi na duhet të identifikojmë ku qendron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me legjislacionin europian

Vettingu psh, ishte një element thelbësor me rëndësi në kuadër të fushës të së drejtës. Por është një pjesë e mozaikut. Ajo që po bëjmë është të kryejmë një proces gjithëpërfshirës se ku qëndron vendi.

Kjo është arsye që e theksoj se sa më e mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do të jetë më mirë për nisjen e negociatave për secilin kapitull. Është një gjë që duhet bërë me çdo vend. Nuk është një qasje e posaçme. Mos humbni asnjë ditë, nisin sa më parë të jetë e mundur. Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet.”, tha Hahn.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook