Ballina Aktualitet Negociatë dypalëshe/ Bushati letër Presidentit Meta, propozon fillimin zyrtar të bisedimeve me...

Negociatë dypalëshe/ Bushati letër Presidentit Meta, propozon fillimin zyrtar të bisedimeve me Greqinë

Ditën e sotme, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ka dërguar një letër Presidentit Meta, ku i paraqet kërkesën për nisjen e negociatave me Greqinë.

Ministri Bushati i ka kërkuar zyrtarisht Kreut të Shtetit plotfuqishmërinë lidhur me nisjen e negociatave dypalëshe me Greqinë dhe nisjen e bisedimeve.

Përmes kësaj kërkese synohet fillimi zyrtar i negociatave me Greqinë, para se ekspertët të ulen në tryezën mbi hartat për përcaktimin e kufijve detarë.

Kriteret e dakordësuara në lidhje me kufijtë detarë, janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit në kufirin e dy vendeve.

Referuar këtij parimi, nga këto 12 milje përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë, ndërsa matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook