Ballina Aktualitet Nënë e bijë arrestohen nga policia italiane për vjedhje në supermarket

Nënë e bijë arrestohen nga policia italiane për vjedhje në supermarket

Dy shtetase shqiptare , nënë e bijë përkatësisht 27 dhe 53-vjeçare u arrestuan nga karabinierët italianë, pasi u kapën me mallra të vjedhura në një supermarket në Imola, ndërkohë që kryefamiljari 55-vjeçar u raportua për të njëjtën vepër, pasi mendohej që ky i fundit i priste jashtë supermarketit.  

Gjithçka ndodhi të shtunën pasdite pasi roja e një supermarketi u përpoq t’i ndalonte, por pa sukses. Karabinierët u thirrën menjëherë duke arrestuar dy gratë. Në çantat e tyre ata kishin “mbërthyer” produkte prej 150 eurosh. Raportohet se dhe nga kërkimet në makinën që i priste jashtë supermarketit u zbuluan dhe mallra të tjera të vjedhura që kapnin vlerën e 1,200 eurove.

Në deklaratën e Krabinierëve thuhet se nënë e bijë janë tashmë nën masën e arrestit me burg në Faenza , ku edhe jetojnë.