Ballina Aktualitet Nga 2 dhjetori, agjencive doganore iu 5-fishohet garancia bankare në 50 milionë...

Nga 2 dhjetori, agjencive doganore iu 5-fishohet garancia bankare në 50 milionë lekë, por zbatimi mbetet pezull

Qeveria ka vendosur të pesëfishojë garancinë bankare që duhet të depozitojnë të gjithë ata që funksionojnë si agjenci doganore.

Këto të fundit janë hallka që vendoset mes biznesit dhe Doganave për çështjen e burokracive dhe procedurave te zhdoganimit. Në datën 10 nëntor 2017 qeveria miratoi disa ndryshime në Kodin Doganor  të cilat lidheshin me rikonceptimin e agjencisë doganore, kushtet që duhet të plotësohen nga agjentët doganorë si dhe rritja e shumës së garancisë doganore.

Të gjitha këto ndryshime duhet të kishin hyrë në fuqi nga data 2 dhjetor por aktualisht zbatimi i tyre ka mbetur pezull, pasi ka paqartësi, të cilat sipas kompanive të cilat janë interesuar pranë Doganave do të qartësohen në një udhëzim të Ministrisë së Financave.

Por cilat janë në fakt ndryshimet që përfshihen në vendimin e fundit të qeverisë dhe që lidhen me agjencitë doganore.

“Në zbatim të pikës 1, të nenit 24, të Kodit, të gjitha përfaqësimet e tërthorta duhet të bëhen vetëm nga agjentë doganorë të licencuar. Agjentë doganorë konsiderohen personat (individët) të licencuar nga DPD-ja për të kryer formalitetet doganore.  Personi (individi), në këto raste, duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme: a) Të ketë shtetësi shqiptare; b) Të ketë diplomë universitare; c) Të gjykohet i besueshëm nga administrata doganore; ç) Të kalojë provimin e parashikuar në nenin 82; d) Të ketë eksperiencë pune si punonjës pranë një agjencie doganore jo më pak se 1 vit; dh) Nuk duhet të jetë i punësuar në administratë publike apo shtetërore” thuhet në vendimin e qeverisë.

Nga ana tjetër lidhur me dokumentacionin që duhet të depozitohet për licencim në vendim sanksionohet se ai do të përcaktohet me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

“Agjentët doganorë të licencuar organizohen në agjenci doganore si persona juridikë, aktiviteti kryesor i të cilëve ka të bëjë me kryerjen e të gjitha formaliteteve doganore, për çdo lloj regjimi doganor në emër të tij, por për llogari të një personi tjetër” thuhet në vendim.

Pjesa që lidhet me garancinë nënvizohet në pikën katër që lidhet me kushtet që duhet të plotësojë.

“ Agjencia doganore, në këto raste, duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme: a) Të gjykohet e besueshme nga administrata doganore; b) Të paraqesë një kopje të vendimit për regjistrimin e tij si person juridik; c) Të depozitojë një garanci në shumën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, në përputhje me nenet 84 deri 93, të Kodit. Dokumentacioni për përmbushjen e kushteve që duhet të depozitohet për licencim përcaktohet me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave” përcaktohet në ndryshimet që i janë bërë Kodit Doganor dhe tashmë janë në fuqi./monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë shqiptarja në Greqi, dyshohet se e vrau…

E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”, nipi kërcënon me jetë xhaxhain

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet zyrtari i LSI-së. Prokuroria zbuloi se…

Durrës/ Akuzohet për shpërdorim detyre, cili është inspektori i Policisë i arrestuar nga SHÇBA

E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

VIDEO/ Një burim i vërtetë frymëzimi, njihuni me motrat binjake që jetojnë me dy koka në një trup

EMRAT/ Ishin kthyer në makthin e pronarëve aziatikë, njihuni me “3 skifterët” shqiptarë në SHBA

Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se të hidheshin nga kati i 10 (Video)

VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë pa ujë, s’më mori njëri në telefon

Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë (Emri)

Artikulli paraprakPresidenti turk Erdogan mbërrin në Athinë, pritet nga forca të shumta sigurie dhe…
Artikulli tjetërEMRI/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë, plagosi me thikë 2 persona, ja arsyeja