Ballina Aktualitet Nga kafja e fundit si i lirë te bidoni me ujë, si...

Nga kafja e fundit si i lirë te bidoni me ujë, si e priti Saimir Tahiri vendimin e gjykatës

Gjatë gjithë kohës së marrjes së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri ka qenë në lokalin pranë pallatit të tij në Komunën e Parisit sëbashku me disa miq të tij dhe familjarë.

Në një moment, Tahiri ka lëvizur drejt shtëpisë për t’u rikthyer sërish në lokal ku e prisnin.

Pas shpalljes së vendimit, Tahiri është nisur drejt shtëpisë, ndërkohë që siç mund të shihni edhe nga këto foto, ai mbante gjatë gjithë kohës edhe një bidon me ujë.

Aktualisht Tahiri ëhstë brenda banesës së tij, ndërkohë që nuk ka asnjë punonjës policie pranë pallatit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook