Ballina Aktualitet Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur dhe nusen e djalit, pranga maniakut nga...

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur dhe nusen e djalit, pranga maniakut nga Elbasani (Emri)

Një 50-vjeçar nga Elbasani është vënë pranga, pasi është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij dhe nusen e djalit.

Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit, bëjnë me dije se bëhet fjalë për 50-vjeçarin Filip Qosja.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Filip Qosja, 50 vjeç , banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan.

Shtetasi i lartpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F. Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E. Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Dhuna në Familje” dhe “Vepra të turpshme” të parashikuar nga nenet 130/a dhe 108/a i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook