Ballina Aktualitet I ngacmoi të dashurën, i riu e qëllon me armë. Dalin detaje...

I ngacmoi të dashurën, i riu e qëllon me armë. Dalin detaje të reja se si nisi sherri mbrëmjen e djeshme te “Pallati me Shigjeta”

Zbulohen të tjera detaje rreth të shtënave me armë mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Sherri mes të rinjve në bulverdin “Bajram Curri”, pranë zonës së “Pallatit me Shigjeta” ka ndodhur për motive të dobëta.

Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur, Andrea Birgo, ka ngacmuar të dashurën e njëri prej dy personave të shpallur në kërkim. Pas ngjarjes, policia e Tiranës ka shpallur në këtkim shtetasit A.G., 22 vjeç, dhe Xh. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Këta dy shtetas, ditën e djeshme rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, (i cili ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë) dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel” në përdorim të shtetasit M. Gj”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ja se ç'ndodh kur ke një Ferrari dhe disa miliona, por nuk di ç'të bësh me to

Gjithashtu është arrestuar një shtetas për përkrahje të autorit në krim, pasi i ka ndihmuar ata të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 25 vjeç (i dëmtuari), pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook