Ballina Aktualitet Tiranë/ I ngacmuan të fejuarën, plagoset me thikë çifti pas konfliktit. Tre...

Tiranë/ I ngacmuan të fejuarën, plagoset me thikë çifti pas konfliktit. Tre të rinj përfundojnë në pranga

Një 27-vjeçar dhe e fejuara e tij kanë mbetur të plagosur me thikë nga tre persona pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali në zonën e Unazës së Re, teksa tre persona kane qëlluar me thikë A. M., rreth 27 vjeç dhe të fejuarën e tij K. K., rreth 23 vjeçe, pas një konflikti.

Sherri ka nisur pasi njeri nga tre personat ka ngacmuar të fejuarën 27-vjecarit. Pasi kanë qëlluar me thikë, tre autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia i ka arrestuar pak minuta më vonë. Ata janë H.N, Ç. Sh dhe F.P.

 Ata janë transportuar në Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia njoftoi se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë: 
Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetësia K. K., rreth 23 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook