Ballina Aktualitet Ngarkesa në Durrës/ Berisha i ‘çjerr maskën’ klanit Rama: “Arbri Garden” financoi...

Ngarkesa në Durrës/ Berisha i ‘çjerr maskën’ klanit Rama: “Arbri Garden” financoi fushatën e PS-së

Në seancën e sotme parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se pas kokainës së kapur në Durrës, qëndron kryeministri i vendit Edi Rama dhe vëllai i tij.

Berisha shtoi se për të, Rama kërkon të shesë një kryetar të Ps-së në Tropojë apo një person që ka bërë antimitng me bust të Enverit në mitingun e tij si të afërt me Pd-në.

Gjithashtu Berisha u shpreh se kompania që kishte ngarkesën me ‘banane’, ka financuar fushatën e Ps-së.

“Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i PS Tropojë. Dikush tjetër më ka çarë mitingun me bustin e Enver Hoxhës në supe. Shkoni tek Erion Veliaj shihni borderotë e fushatës sa para keni marrë nga ajo kompani. Pasi e panë se u zbuluan kaluan të parin dhe natyrisht punonjësi i ndërgjegjshëm bëri detyrën e tij. Jo drejtori i doganës, jo hetimi doganor por një punonjës i vetëm. Dihej, nga Livorno kishte ardhur njoftimi. GDF e kishte ndjekur në Maltë dhe në Durrës. Si të duket kjo? Ku e çuat kontejnerin për 9 ditë? Donit t’i merrnit drogën. Meqenëse gënjyet shqiptarët dhe botën do ju lexoj diçka. Përveç raportit ose komunikatës së marinës kolumbiane kam këtu fjalimin e ministrit të mbrojtjes së Kolumbisë. Këtë fjalim e ka mbajtur i shoqëruar nga ambasadori i SHBA por edhe gjenerali amerikan, zv.këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Trump. Ia çjerr maskën klanit Rama, që tha se nuk ka pasur bashkëpunim”, deklaroi Berisha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook