Ballina Aktualitet Ngarkesa rekord e drogës/ “777, 020, KE”, zbërthehen kodet sekrete të trafikantëve...

Ngarkesa rekord e drogës/ “777, 020, KE”, zbërthehen kodet sekrete të trafikantëve në pakot e sekuestruara (Video)

Policia e Shtetit, ka publikuar pamjet e ngarkesës rekord të kokainës së sekuestuar në Durrës, ku vihet re se pakot e drogës janë shënjuara me kode: 777, KE, 020, etj.

Sipas hetuesve, kodet e shënjuara mbi pakot e drogës, identifikojnë blerësit e sasisë së kokainës.

Sipas raportimeve, mësohet se janë rreth 20 kode sekrete mbi pakot e kokainës, që tregon se kemi të bëjmë me disa blerës të ndryshëm të kësaj sasie kokaine, të nisur nga Kolumbia, me destinacion Europën.

“Sasia e lëndës narkotike prej 613 kilogramë e 350 gramë ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët”, informoi Drejtori i Policisë Ardi Veliu në konferencën për mediat, për aksionin që çoi në sekuestrimin e drogës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook