Ballina Aktualitet Ngatërroi derën e banjos me dritaren, humb jetën 16-vjeçarja shqiptare

Ngatërroi derën e banjos me dritaren, humb jetën 16-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 16-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në spitalin e Treviso.

Mediat italiane bëjnë të ditur se adoleshentja ka ndërruar jetë pasi ra nga katër metra lartësi.

“Brikena Mehmeti nga Prishtina ishte ngritur në gjumë dhe kishte ngatërruar derën e tualetit me dritaren dhe kishte rënë nga kati i 2 i shtëpisë“, shtojnë më tej mediat italiane.

Pas një jave në koma shqiptarja nuk u ka rezistuar dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i Brikenës pritet të sillet tashmë në Prishtinë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook