Ballina Aktualitet Ngjela: Ja kush fshihet pas shkarkimit të Haki Çakos

Ngjela: Ja kush fshihet pas shkarkimit të Haki Çakos

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka qenë i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “360 Gradë” në Ora News.

Avokati ka deklaruar se kryeministri Edi Rama u detyrua nga ndërkombëtarët për të larguar Haki Çakon nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Këtu kemi një problem politik që duhet analizuar. Xhafaj e kërkoi 10 ditë për ta shkarkuar. Rama ia ktheu. Fakti që ky vazhdoi kërkesën, kuptohet që ishte kërkesë e politikës së lartë ndërkombëtare.

Fakti që ky i tha një herë jo dhe u thye, do të thotë se Ramës i kanë bërë presion. Presionin nuk e ka bërë Xhafaj, por ata që kanë në dorë shkopin në dorë.

Fakti që nuk e lëshonte, do të thotë se është thyer. Atje ka një të komanduar.

Policia nuk drejtohet më nga kryeministri, drejtohet nga ai që ka komanduar ministrin e Brendshëm. Ministri i Brendshëm është më afër gjermanëve dhe amerikanëve dhe kjo për shqiptarët është në favor”, tha Ngjela

Ngjela shtoi se policia po infiltrohet nga persona që janë të implikuar me narkotikët.

“Është e gjitha në dispozicion të ndërkombëtarëve”, tha ai. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook