Ballina Aktualitet Nis aksioni në bregdet, 20 mijë biznese në sitën e inspektorëve tatimorë

Nis aksioni në bregdet, 20 mijë biznese në sitën e inspektorëve tatimorë

Ka nisur nga Gjiri i Lalëzit në Durrës, aksioni Tatimeve për kontrollin e subjekteve turistike në periudhën e sezonit.

Kjo nismë do të ketë në fokus kontrollin dhe verifikimin e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet respektimi i një sërë detyrimeve. Midis tyre, përmendet lëshimi i kuponit tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij, afishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Sipas të dhënave nga tatimet, në total do të verifikohen më shumë se 20 mijë tatimpagues.

Administrata tatimore bën me dije se nuk ka për qëllim ndëshkimin e subjekteve por ndërgjegjësimin për përmbushjen e detyrimeve tatimore, të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe nxitjen për të realizuar në kohë pagesat.

Për të shmangur çdo abuzim Administrata Tatimore është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook