Ballina Aktualitet Nis aksioni në zonat turistike. Tatimet bllokojnë hotelet dhe lokalet e njohura...

Nis aksioni në zonat turistike. Tatimet bllokojnë hotelet dhe lokalet e njohura në Tiranë, Golem, Sarandë, Ksamil, Borsh (Lista)

Strukturat e Hetimit Tatimor janë duke vijuar kontrolle verifikim në zonat turistike në vend, me qëllim zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal. 

Gjatë kontrolleve, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë konstatuar tatimpagues që ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje.

Nga kontrollet e ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Qendror janë konstatuar rastet, për të cilat u morën masat si më poshtë vijojnë:

Për subjektin bar kafe “ Favol” me vendndodhje Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike. 

Për subjektin “Adriatik 2”, me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Për subjektin hotel “Kamomil” me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Ndërsa referuar kontrolleve të ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Jugor, u morën masat si më poshtë vijojnë:

Për subjektin Dorjan Maze, me vendndodhje Borsh,  penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Për subjektin Aleksandër Duka, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. 

Për subjektin Floreta Dura, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Florika Feruli, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Spiro Llajo, me vendndodhje në Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

LEXO EDHE:  Mbytet 12 vjeçarja në Divjakë, shpëton kushërira e saj. Detajet e para nga policia

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT iu ka tërhequr vëmendjen e  tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim që të sigurohet një ecuri sa më pozitive e sezonit veror për të gjithë turistët, por dhe të garantohet konkurrenca e ndershme. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook