Ballina Aktualitet Nis Asambleja Zgjedhore/ Duka: Duhet të fitojë futbolli, shpresoj të zgjidhni njeriun...

Nis Asambleja Zgjedhore/ Duka: Duhet të fitojë futbolli, shpresoj të zgjidhni njeriun e duhur

Presidenti aktual i FSHF, Armand Duka ka marrë fjalën në hapje të Asamblesë së 7 të Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Duka tha se futbolli në Shqipëri ka rritje por i bëri thirrje votuesve të zgjedhin njeriun e duhur.

“Duhet të fitojë futbolli. Të gjithë bashkë mund ta çojmë përpara progresin e deritanishëm. Kam bindjen e palëkundur që kjo asamble do t’i japë një shtysë akoma më të madhe ambicieve tona. Sot merren vendime për fatet në vijim të futbollit shqiptar. Futbolli prodhon emocione dhe sfida por regjistron edhe ngjarje që nuk mund te mungojnë. Përkushtimi dhe vullneti nuk ka munguar në asnjë çast. Të nderuar anëtar ju sot do të ushtroni të drejtën tuaj të votës dhe shpresoj të zgjidhni njeriun e duhur. Mbi të gjitha në plan të parë duhet të fitojë futbolli.Personalisht kam bindjen se kjo asamble do ti japë një shtysë më të fortë ambicjeve tona”, tha Duka.

LEXO EDHE:  LETRA/ Fino: As Shulku as Duka nuk do guxojnë që të “trukojnë” këtë garë, për këtë...

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook