Ballina Aktualitet Nis sot muaji i Ramazanit, kryemistri Rama mesazh urimi për besimtarët

Nis sot muaji i Ramazanit, kryemistri Rama mesazh urimi për besimtarët

Besimtarët muslimanë në të gjithë botën sot kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërim i cili zgjat pothuajse një muaj. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë besimtarët muslimanë në rrjetin social “Facebook” përmes një fotoje të xhamisë “Gjin Aleksi”, në Delvinë. 

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Muajin e Ramazanit, me këtë foto të Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.

Ky monument kulture i ndërtuar rreth viteve 1600, xhami e njohur për sistemin e përkryer akustik dhe gërshetimin e kulturës vendase me atë post-bizantine e otomane, po i nënshtrohet për herë të parë restaurimit të plotë falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Ministrisë së Kulturës me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë

Agjërim të lehtë!” – shkruan Kryemistri.