Ballina Aktualitet Një grua i vë flakën vetes, burri tenton ta shpëtojë, digjet dhe...

Një grua i vë flakën vetes, burri tenton ta shpëtojë, digjet dhe vetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, rreth orës 13:30.

Një 43-vjeçare, banuese në fshatin Dyshnik, i ka vënë flakën vetes duke u lyer me benzinë.

“Bashkëshorti i saj shtetasi G.S, 49 vjeç, ka tentuar për të fikur flakët, por është djegur dhe vet” thuhet në informacionin paraprak të policisë e cila mësoi për ngjarjen rreth orës 13:45.

Të dy shtetasit e lënduar po marrin mjekim në spitalin rajonal të Beratit.

Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se shtetasja T.M, vuan prej kohësh nga depresioni.” informon policia e qytetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook