Ballina Aktualitet ‘Një hartë për aeroportin e ri shqiptar këtë pranverë’, për çfarë e...

‘Një hartë për aeroportin e ri shqiptar këtë pranverë’, për çfarë e ka fjalën ministri

 

Gjatë vizitës së tij në Sarandë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, dha lajmin e mirë për të gjithë banorët e kësaj zone.

Gjiknuri u shpreh se brenda pranverës qeveria do të ketë gati studimin për ndërtimin e aeroportit të ri në qytetin e Sarandës, i cili do jetë për qëllime turistike.

“Brenda pranverës do të përfundojmë studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, një aeroport turistik që unë kam bindjen se do të jetë një nyje e rëndësishme që nuk do t’i shërbejë vetëm Sarandës por edhe Korfuzit pasi aty janë konsumuar të gjitha mundësitë për fluturim.

Pse jo, kemi folur edhe për mundësinë e vazhdimit të investimeve për Portin e Sarandës në mënyrë që të zgjerohet kalata. Ky është një projekt që do të dojë disa vite pasi ka interes nga krocerat për të pasur Sarandën stacion të përditshëm gjatë sezonit turistik”, theksoi Gjiknuri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook