Ballina Aktualitet Një tjetër shqiptar “pre” e operacionit antidrogë, pranga 40-vjeçarit në kërkim ndërkombëtar

Një tjetër shqiptar “pre” e operacionit antidrogë, pranga 40-vjeçarit në kërkim ndërkombëtar

Pas një operacioni të përbashkët antidroge mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, një 40-vjeçar shqiptar ka rënë pranga.

Sipas burimeve policore, shtetasi Nikolla.Sh., ka qenë më herët i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtatsi 40-vjeçar, është arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë mes policisë vendase dhe asaj kufitare.

Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit informon se në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari si dhe me Kompaninë e Karabinierisë së Roma Centro, kanë vijuar arrestimet duke bërë të mundur kapjen e një tjetër të kërkuari ndërkombëtarisht në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “NADIR”. I arrestuari është shtetasi shqiptar Nikolla SH. 40 vjeç.

Kujtojmë që po në kuadër të këtij operacioni të përbashkët policor ditën e djeshme më 15 shkurt u bë e mundur të arrestohen 11 persona 3 nga të cilët në arrest shtëpie në Itali dhe një tjetër i arrestuar në Shqipëri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook