Ballina Aktualitet “Njerëzit po vrasin veten prej bandave kriminale, policia nuk ndërhyn por bashkëpunon...

“Njerëzit po vrasin veten prej bandave kriminale, policia nuk ndërhyn por bashkëpunon me ato”, ja çfarë shkruhet në denoncimin e publikuar nga Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar policinë e shtetit, pasi sipas tij po bashkëpunon me bandat e krimit dhe me organizatat kriminale në vend.

Në denoncimin e bërë nga qytetari dixhital shkruhet se disa “fajdexhi” japin para borxh me interes 10% në muaj.

“Këta individë kanë grupe kriminale që ushtrojnë presion psikologjik pengmarrje dhunë e rrëmbim pasurie. Ka njerëz që kanë vrarë veten”, shkruhet në mesazh.

Postimi i plotë:

Narkopolicia bashkepunon me krimin!

Parate e droges perdoren per fajde!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mire mbrema z berisha duhet te beni lajm por te ruhet anonimati.Forca e ligjit gjoja po godet dhe quhet se po behet nami por ligji nuk po godet krimin e grupet kriminale te fajdexhijve. Fajdexhijt ne Nikel ne lac e f kruj kane miliona euro kesh e miliona euro prona te paluajtshme toka shtepi karburante resorante etj keta indivit japin para kesh borxh me 10% ne muaj.

Keta indivit kan grupe kriminale qe ushtrojn presion psikologjik peng marrje dhun e rrembim pasurie.ka njerez qe kan vrare veten e jan ndare nga bashke shortja e femijet pra nje problem social I madh.Bisnezmen te fuqishem te falimentuar e te dhunuar I kan dhuruar ketyre indiviteve e grupeve kriminale pasurin e tyre.ky krim ndodh diten per diell ne zyrat noteriale e ne sy te policise.po te ecesh rruges nga kamza ne lezhe identifikohen pronat e ketyre personave e grupeve kriminale te perfituara nga fajdet. Indivitet qe disponojn keta shuma milioneshe euro i kan nga trafiku I droges prostuticionit dhe grabitja.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook