Ballina Aktualitet Njihuni me historinë e Elsidit djalit nga Shkodra shihni se çfarë rrëfen...

Njihuni me historinë e Elsidit djalit nga Shkodra shihni se çfarë rrëfen përtej vështirësive.

Elsidi një djalë 22 vjeçar me aftësi disi të kufizuara  në lëvizje por  ky fakt, nuk e ka bërë aspak të ndihet pesimist.

Ai rrëfen për mediat se dhe pse përtej veshtirësive atë nuk e kanë penguar aspak , të shkollohet si gjithë të rinjtë e sotëm.

Elsidi dëshiron të mbarojë studimet për punë sociale dhe ti vijë në ndihmë , personave me aftësi të tilla siç është dhe vetë ai.

Shpesh ai ndien peshën e diskriminimit por nuk trembet madje, është dhe shumë optimistik dhe krenar për arritjet e tij deri tani.

“Mesazhi im për të tjerët është: Mos u ndieni të paragjykuar, edhe nëse keni një problematikë të caktuar. Gjëja tjetër që iu bëj apel është ta kalojnë jetën e tyre në Shkodër, në vendin ku ata janë lindur, të kontribuojnë për atë vend siç po bëj edhe unë. Megjithëse kam një të metë fizike, për të cilën paragjykohem.