Ballina Aktualitet Njoftimi që po bën namin: Mos i çoni fëmijët në mbrëmjen e...

Njoftimi që po bën namin: Mos i çoni fëmijët në mbrëmjen e maturës, është…

Një porosi e “çuditshme” drejtuar nxënësve shqiptarë është përhapur në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin,

Njoftimi kontravers u kërkon nënave që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë në mbrëmjen e maturës, pasi është “nata e shejtanit”

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Koha në Maqedoni, e cila  e ka trajtuar gjërësisht këtë çështje.

“Nëpër dru, shtylla betoni dhe vende të ngjashme publike, fanatikët kanë vendosur afishe ku u kërkohet nënave që të mos lejojnë vajzat dhe djemtë të shkojnë në mbrëmjet e maturës”, shkruhet në kopertinën e kësaj gazete.

Në letër shkruhet se prindi e dërgon vajzën/djalin e tij në duart e shejtanit dhe punëtorëve të tij, pasi matura sipas tyre është nata ku bëhet imoraliteti.

Porosia u dërgohet nënave shqiptare, pasi këto afishe gjenden vetëm në gjuhën shqipe dhe vetëm në vendbanimet shqiptare të kryeqytetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook