Ballina Aktualitet ‘Nuk dua t’ja di kush është Sokol Balla’, Rudina Xhunga flet për...

‘Nuk dua t’ja di kush është Sokol Balla’, Rudina Xhunga flet për largimin e saj nga ekrani

Shkëputja e papritur e gazetares së njohur, Rudina Xhunga nga ekrani dhe fokusimi i saj në median online, u bë pjesë e lajmeve mediatike.

E ftuar në një emision, Rudina është pyetur nëse kishte ndjerë konkurencë, duke iu referuar zërave se ardhja e Ballës në televizionin ku ajo punonte, ishtë shkak i largimit të saj.

Të jem e sinqertë, raportin me Ballën nuk e kam pasur kurrë problematik. Unë nuk jam njëri problematik, nuk krijoj probleme. Njerëzit kanë problemet e tyre, thjeshtë i transmetojnë, i transformojnë. Unë do ja dal pavarësisht burrë a grua qoftë” – tha Rudina.

“Unë jam mjaftueshmërisht Rudina Xhunga. Nuk dua t’ja di kush është Sokol Balla, s’kam dashur t’ja di kush është Blendi Fevziu’’– shtoi ajo.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook