Ballina Aktualitet “Nuk duhet ta lëmë Saimir Tahirin të lirë, mund të arratiset”, çfarë...

“Nuk duhet ta lëmë Saimir Tahirin të lirë, mund të arratiset”, çfarë thonë prokurorët

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve e cila po zhvillohet aktualisht prokurorët thanë se Saimir Tahiri ahiri mund të arratiset nga vendi, ose të prishë provat për veprat penale për të cilat akuzohet.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, thotë se lënia e Saimir Tahirit të lirë përbën rrezik pasi i dyshuari mund të arratiset.

Gjatë seancës së pyetjeve në Këshillin e Mandateve, deputeti demokrat Alibeaj e ka pyetur prokurorin:

Alibeaj: A ekziston dyshimi që Tahiri të ikë nga vendi, të prishë provat apo të kryejë një vepër tjetër?

LEXO EDHE:  Xhafaj ndryshon mendim nga dje sot, ja deklaratat e bëra nga ministri i Brendshëm

Prokurori: Sigurisht, kemi dyshimin që mund të jemi para këtyre rasteve, unë jo pa dashje bëra një prezantim të përgjithshëm që nisëm një hetim duke e mbajtur në fshehtësi. Tani mund të ndodhë që Ish-ministri edhe ti shmanget hetimit

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook