Ballina Aktualitet “Nuk kam fshehur pasuri”-Prokurori mohon akuzat

“Nuk kam fshehur pasuri”-Prokurori mohon akuzat

Në seancën degjimore që është zhvilluar në ditën e sotme, prokurori Ramadan Troçi ka mohuar akuzat e bëra. Duke pasur parasysh kandidimin e tij për Këshillin e lartë të Prokurorisë, Troçi ka qenë prioritet në listën e vetingut.

Në pozicionin aktual të prokurorit në prokurorinë e përgjithshme, ai akuzohet për mosdeklarim të pronave. Një prej akuzave është bërë dhe për objektin në zonën e Paskuqanit. 

Vetë Troçi ka deklaruar në sancën dëgjimore se burimet e tij të pasurisë janë plotësisht të ligjshme dhe se apartamenti i blerë në Paskuqan është ndërtuar në kohën kur kjo zonë nuk ishte zhvilluar ende. 

Gjithashtu prokurori Ramadan Troçi është ndier i indinjuar që janë marrë për bazë akuza anonimate duke vënë në dukje punën e bërë ndër vite.