Ballina Aktualitet Nuk i ndaluan policisë por shkelën gazin, shqiptarët marrin përpara postbllokun grek,...

Nuk i ndaluan policisë por shkelën gazin, shqiptarët marrin përpara postbllokun grek, ja çfarë ndodhi më pas

Policia greke ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë në kufirin greko-shqiptar ku protagonistë kanë qenë dy shqiptarë.

Në aksionin e ndodhur në Kostur, autoritetet fqinje pikasën një mjet në bordin e së cilës ndodheshin dy shqiptarë të moshës 47 dhe 43 vjeç.

Në momentin që iu bë me shenjë të ndalonte, 47-vjecari ka shtuar gazin dhe ka përplasur dy makina të policise greke në postbllok duke shkaktuar dëme materiale.

Mjeti u arrit te ndalohej pak më tutje, duke u bërë i mundur arrestimi i shoferit ndërsa pasagjeri u arrit te largohej me vrap.

Sipas burimeve policore, brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 3 çanta qe permbanin 6 pako me 54 kg 380 gram marijuane.

Rezulton se 47-vjecari shqiptar kishte dalë me leje nga burgu i Patreës me 4.5.2017 dhe që prej ateherë nuk ishte kthyer më. U sekuestruan 80 euro, 21.000 lekë te reja shqiptare dhe 1 celular me 1 kartë SIM.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook