Ballina Aktualitet Objekteve fetare u ulet fatura e ujit, do të trajtohen si konsumatorë...

Objekteve fetare u ulet fatura e ujit, do të trajtohen si konsumatorë familjarë

Nga 1 qershori i këtij viti objektet dhe selitë fetare do të paguajnë ujin me tarifa më të ulëta falë një vendimi të marrë nga Komisioni Kombëtar Rregullator pranë Entit Rregullator të Ujit (ERRU).

Ajo që ka ndodhur është klasifikimi i këtyre kliëntëve, pra komuniteteve fetare, në një kategori të njëjtë si familjarët ndëkrohë që sipas një vendimi të vitit 2012 objektet dhe selitë fetare trajtoheshin njëlloj si insitucionet buxhetore.

Vendimi u morr pas një kërkese.

“Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë me anë të shkresës nr. 04/18, datë 25.02.2018, me lëndë “Mbi nevojën e rishikimit të tarifës së furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura për Objektet e Bashkësive Fetare” iu drejtua Entit Rregullator të Ujit me kërkesën për kategorizimin e Objekteve te Bashkësive Fetare si konsumatorë familjarë, mbështetur edhe në praktikën e ngjashme me shërbimin e furnizimit me energji elektrike” thuhet në parashtrimin e bërë ng Komisioni Kombëtar Rregullator.

Kategorizimi i ri dhe tarifat më të ulëta

Komunitetet fetare (objektet dhe selitë fetare) sipas vednimit të ri do të trajtohen si familjarët. Kjo do të thotë se në rast se deri dje një kishë apo xhami paguante ujin me 140 lekë/m3(sa është për insitucionet buxhetore) nëse ajo ndodhej në Tiranë, tani do të paguajë 65 lekë/m3. Kjo është më shumë se përgjysmim i faturës të paktën për në kryeqytet. Sakaq nësë i njëjti objekt është në Durrës do të paguajë 70 lekë/m3 ujë ndërsaderi më 30 maj do të duhet të paguajë me 120 lekë/m3.

Në varësi të qytetit dhe ujësjellësit që ofron shëbrimin tarifat ndryshojnë pasi ERRU miraton tarifa të ndryshme për secilin në bazë të analizës së disa treguesve.

LEXO EDHE:  FOTO+VIDEO/ Sikur shqiptarët ta dinin se çfarë po hanë?! Skandali me frutat e perimet do ju bëjë të flisni me vete

Por vendimi i Komsionit ka edhe një përjashtim.

“Komunitetet fetare (selitë e tyre dhe objektet e kultit) të trajtohen në kategorinë “Klientë familjarë”. Këtu bëjnë përjashtim ato institucione dhe struktura të krijuara nga këto komunitete të cilat ushtrojnë veprimtari arsimore, shëndetësore dhe ekonomike, të cilat do të trajtohen në kategorinë “Klient privat” thuhet në vendim.

Vendimi për ujin vjen pas atij për energjinë

Një prill të vitit 2017 Enti Rregullator i Energjisë do të miratonte një vendim që percaktonte se që kominutetet fetare (objektet dhe selitë e tyre) do të paguanin të njëjtën tarifë si familjarët pra 9.5 lekë/këh. Kjo ishte një ulje në tarifat që aplikoheshin për këtë kategori po të kemi parasysh se ato klasifikoheshin në grupin ku ishin edhe bizneset.

Vendimi i ERE erdhi pas një kërkese të bërë nga Komiteti Shtetëror për Kultet ku u kërkua rishikim për të kaluar në një tarifë më të reduktuar./Monitor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook