Ballina Aktualitet Operatorët e linjës Tiranë-Elbasan sulmojnë Gjykatën Administrative

Operatorët e linjës Tiranë-Elbasan sulmojnë Gjykatën Administrative

Linja e transportit të udhëtarëve Tiranë-Elbasan është bërë një grindje e vazhdueshme mes operatorëve të vjetër dhe Gjykatës Administrative. Kjo e fundit ka vendosur të japë leje për një operator të ri, ndërsa Shoqata e Transportit Ndërqytetas e cilëson këtë gjë si shkelje të ligjit të transportit i cili është miratuar vetëm 6 muaj më parë.

Shoqata e Transportit të Udhëtarëve Ndërqytetas ka denoncuar një rast korruptiv përsa i përket një vendimi të Gjykatës Administrative për dhënien e lejes për një operator të ri transporti për linjën Elbasan-Tiranë.

Kujtim Mema, kryetari i kësaj shoqate kërkoi që të zbatohet ligji i transporteve i miratuar 6 muaj më parë dhe të mos merren më vendime abuzive.

“Rastin flagrant që kemi dhe duam ta denoncojmë sot është rasti i Gjykatës Administrative në Tiranë, të gjyqtares Gentina Muça, e cila gjykon një proçes të Ministrisë së Transporteve mbi një operator, gjyqtarja jep kundra këtë vendim, kundra Ministrisë.”

Ai paralajmëron se nëqoftëse ky vendim nuk merret parasysh nga Ministria e Transporteve do të përshkallëzohen protestat.

Sigurisht që ne nuk do të rrimë të heshtur, ne pas konferencës tjetër do të përgatitemi dhe për protestë nëqoftëse nuk do të na merren parasysh.
Prej dy vitesh për linjën Tiranë-Elbasan ekziston një konflikt i dublimit të linjave.”

Me miratimin e ligjit të transporteve ku u bë edhe përgjysmimi i linjave u vendos të ishte vetëm një operator.

Basha në Prishtinë, publikon fotot nga festa e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Patozi: Mos mallkoni kot 18 shkurtin, problemi ishte mbyllja e turpshme e çadrës dhe…

Gjendet një i mbytur në Selenicë, ja dyshimet e para të policisë

Qosja: Pse nuk pranoj dekoratën e këtij regjimi

Aksidenti fatal në Shkodër/ Rritet bilanci i viktimave, humb jetën babai dhe dy vajzat

Aksident fatal në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

Arrestohen dy shqiptarët, kapen në kufi me 161 kilogramë drogë (Foto)

Tërbohet sërish moti, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Deputeti i PD publikon dokumentat/ Rama do të prishë TK që të fshehë provat e krimit që ka bërë në 99-ën (Foto)

U arrestua nga policia shqiptare, hakeri 25-vjeçar për 60 ditë do të ekstradohet në SHBA ose…

Artikulli paraprakEkipi kosovar shkëlqen në konkursin e NASA , prek finalen
Artikulli tjetërShikoni çfarë tregojnë gjestet tona të përditshme