Ballina Aktualitet “Ore Lul, kthehu në Tiranë se u bëre gazi i botës. Kemi...

“Ore Lul, kthehu në Tiranë se u bëre gazi i botës. Kemi tabelën e shumëzimit për të përsëritur”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nëpërmjet një statusi në Facebook ka folur në lidhje me udhëtimin e Bashës në Bruksel.

 Braçe ka “tallur” Bashën duke i përmendur tabelën e shumëzimit, për shkak të gafave që bëri kreu i PD duke ngatërruar llogaritjet.

“Hajde se kemi lënë edhe tabelën e shumëzimit pa përsëritur! Duhet të mësojmë shumëzimin deri në 1 milion dollarë!” shkruhet ndër të tjera në postim.

Statusi i plotë

“Ore Lul, ore Lul, po ke ke takuar ne Bruksel qe i ke dalluar “stepjen” perkunder Shqiperise sone-tones, tendes ende jo?

Kam qe dje qe degjoj drejtperdrejt, presidentin Tusk, komisioneren Mogherini, presidentin Tajani, presidentin Juncker-paria vendimmarrese ne BE dhe;

Ata vleresojne ne menyre te qarte reformat, vecanerisht Reformen ne Drejtesi-ate qe ti vijon ta vonosh, arritjet e Shqiperise!

Ata thane qarte se, do te rekomandojne celjen e negociatave te BE me Shqiperine!

LEXO EDHE:  Basha akuzon Ramën: Ndalimi i protestuesve është reagim prej frikacaku

Ti nuk i takove keta! Keta nuk kishin asnje stepje, po fare fare.

Po ke takove xhanem?

Mos deshtove edhe kete here si perhere?

Natyrisht, natyrisht!

Te shash vendin tend, ta besh kete para ketyre zyrtareve, ta besh njehere, dy, te humbesh zgjedhjet e pastaj ta nisesh nga e para, nje , dy, tre, kater here, perhere, nuk te beson kush, do deshtosh!

Ktheu Lul, kthehu.

Nuk ben as per kete pune!

Hajde se kemi lene edhe tabelen e shumezimit pa perseritur!

Duhet te mesojme shumezimin deri ne 1 milion dollare!

Qamili na i ka kaluar”, shkruan deputeti socialist.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook