Ballina Aktualitet Padia ndaj Markut/ Gashi ‘humb betejën’ me kryeprokuroren, rrëzohet kërkesa për paraqitje...

Padia ndaj Markut/ Gashi ‘humb betejën’ me kryeprokuroren, rrëzohet kërkesa për paraqitje në seancë

Pasi e largoi nga posti i Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi ka ngritur një padi ndaj kryeprokurores, Arta Marku.

Mesa duket, kërkesa për paraqitjen e Markut në seancë lidhur me këtë padi, është rrëzuar.

Avokatja e kryeprokurores, Pranvera Gruda, ka rrëzuar padinë pasi sipas saj është e pabazuar në prova dhe kërkesa është abuzive.

Mësohet se Rovena Gashi u përfaqësua nga avokati Çlirim Gjata, ndërkohë që seanca gjyqësore e rradhës është 27 shkurt, në orën 13:30.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook