Ballina Aktualitet Pagesa e energjisë/ Më korrektë familjarët dhe biznesi, shteti lë për të...

Pagesa e energjisë/ Më korrektë familjarët dhe biznesi, shteti lë për të dëshiruar…

Aksioni për reduktimin e humbjeve në sistemin energjetik, i fokusuar tek lidhjet e jashtëligjshme, i shoqëruar me masa të ashpra që arritën deri në burgosje duket se dha efektet e veta tek biznesi dhe familjarët, të cilët janë bërë më korrektë në pagesën e faturave.

Por problem sot nuk janë më qytetarët, por vetë shteti ose më saktë institucionet e tij. Për ironi, aty ku buron vendosja e rregullave shkelen pikërisht këto rregulla që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka denoncuar në një dokument të tij mbi situatën gjatë vitit 2017.

“Gjatë vitit 2017, rritja e ndjeshme e arkëtimeve krahasuar me 9M 2016, ka ardhur si rezultat i ndërgjegjësimit të kategorisë familjare dhe private në pagesa, si dhe rritjes së arkëtimit të faturave brenda 0-90 ditëve. Norma e arkëtimit 0-90 ditë të faturave korrente gjatë 9M të vitit 2017 arriti në 90% kundrejt 86% në fund të 9M 2016 dhe 83.5% në fund të 9M 2015.

Ky përmirësim i ndjeshëm i arkëtimit të faturave brenda 0-90 ditëve reflektohet në dy kategoritë kryesore Familjar dhe Privat, ndërkaq kategoritë buxhetore/jo buxhetore vazhdojnë ende në performancë jo të mirë të pagesave” thuhet në dokument.

Referuar shifrave, kategoria e institucioneve buxhetore ka shënuar një mesatare e normës së arkëtimit të faturës deri në 90 ditë prej 84% deri në shtator 2017, kategoria e jobuxhetorëve ishte vetëm 42%.

Arkëtimi i detyrimeve

OSHEE vlerëson se ka një reduktim të borxhit të prapambetur ndaj saj me fatura që datojnë që nga viti 2007. Në fund të 2014-s raportohet se vlera e detyrimeve të mbartura për fatura 2007-2014, ishte 67 miliardë lekë dhe në fund të 9M 2017 ky detyrim shkon në vlerën 49.3 miliardë lekë, me një reduktim të borxhit në vlerën 18 miliardë ose 27.3%.

“Në fund të 2015 vlera e detyrimeve të mbartura për fatura 2015 ishte 8.1 miliardë lekë, dhe në fund të 9M 2017 ky detyrim shkon në vlerën 5.9 miliardë lekë, me një reduktim të borxhit 2015 në vlerën 2 miliardë ose 26.6%”, -vlerëson OSHEE./monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakEMRI/ Vdes i burgosuri në burgun e Krujës, shkak sëmundja e rëndë
Artikulli tjetërÇifti obez kreu marrëdhënie për herë të parë pas 11 vitesh… pasi humbën 570 kg