Ballina Aktualitet “Më paguaj ose të preva fytin”- Italiania e dërgoi 25-vjeçarin shqiptar në...

“Më paguaj ose të preva fytin”- Italiania e dërgoi 25-vjeçarin shqiptar në “gojën e ujkut”

Fillimi i ngjarjes ishte 1 mijë euro borxh që shtetasja italiane i kërkoi 25-vjeçarit shqiptar pë ta ndihmuar.

Gruaja 55-vjeç mendoi të kërkonte ndihmën e policisë pasi i riu shqiptar përveç se më pas e kërcënoi për t’ia kthyer paratë me interes, i kërkoi edhe shërbime seksuale. “Më paguaj ose të preva fytin”, ishte kjo shprehja që përdorte 25-vjeçari shqiptar për të kërcënuar italianen e papunë.

Pasi rimori paratë që i dha, shqiptari donte edhe para të tjera nga italiania, e cila pas shumë shantazhesh e denoncoi në polici shqiptarin. Me ndihmën e karabinierëve që u fshehën në shtëpinë e 55-vjeçares në momentin kur do t’i dorëzonte paratë për të cilat shqiptari e kërcënonte, u bë i mundur arrestimi i këtij të fundit.

Autoritetet italiane mësuan nga dëshmia e gruas se përveç parave me interes, i riu i kishte kërkuar t’i dërgonte tre prostituta në shtëpi si pjesë e borxhit, por një gjë të tillë italiania nuk e kishte pranuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook