Ballina Aktualitet “Paketa antivarfëri”, Kryemadhi: Po lulëzon varfëria, në vend që të kishte rilindje…

“Paketa antivarfëri”, Kryemadhi: Po lulëzon varfëria, në vend që të kishte rilindje…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gazetarët ku ka ftuar qeverinë për të diskutuar ligjin për taksat.

Gjatë konferencës për shtyp, Kryemadhi theksoi se në vend që të kishte rilindje po lulëzon varfëria.

“Kjo qeveri nuk beson tek shqiptarët, duke mos besuar tek shqitparët kemi parë se ka importuar shumë “mendje të ndritura” për të qeverisur shqiptarët. Por ne i ftojmë ata që të diksutojmë me ta, i ofrojmë atyre paketën antivarfëri ashtu siç bëmë me ligjin për policinë e shtetit.

Për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë, ka shumë rëndësi nxjerrja nga varfëria e 200 mijë familjeve shqiptare sesa pushteti i një grupi njerëzish.

Propozojmë të rikthehet në parlament ligji për taksat. Kjo nuk është çështje egoje personale e Edi Ramës dhe asnjë fjalë e dhënë ndaj oligarkëve shqiptarë, por është cështje e mbijetesës së bizneseve shqiptare që taksat e larta i cojnë drejt shpërbërjes së tyre.

Ne jemi të hapur për të dhënë alternativën tonë. Por ajo çka dua të them është që për shkak të luftës kundër varfërisë ne nuk kemi asnjë lloj kompleksi, ofrojmë ndihmën tonë, por vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë.”, tha Kryemadhi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook