Ballina Aktualitet Pakti i Detit me Greqinë, Rama takim me Metën

Pakti i Detit me Greqinë, Rama takim me Metën

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se takimi ka pak minuta që ka nisur. Ky takim është kërkuar nga shefi i ekzekutivit, por është shtyrë disa herë për shkak të axhendës së kryeministrit. 

Takimi po zhvillohet në ambientet e Presidencës dhe vjen në vazhdën e konsultimeve për negociatat me Greqinë.

Bëjmë me dije se takimi vjen në një kohë kur në skenën politike ditët e fundit ka dominuar skandali i përfshirjes në grupin negociator i Artur Meçollarit, i akuzuar nga opozita si spiun i rusëve.

Në qëndër të takimit është edhe situata aktuale politike në vend.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook