Ballina Aktualitet Pakti i detit me Greqinë, zbulohen emrat e negociatorëve shqiptarë

Pakti i detit me Greqinë, zbulohen emrat e negociatorëve shqiptarë

Janë bërë publikë emrat e grupit negociator të palës shqiptare lidhur me marrëveshjen me Greqinë për të përgatitur marrëveshjen e kufirit detar.

Ministria e Europës deklaroi se  i ka plotësuar kërkesat që iu parashtruar nga Presidenti Ilir Meta në këmbim të dhënies së Autorizimit për Plotfuqishmëri për marrëveshjen mes dy vendeve.

Emrat e negociatorëve

Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare

Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes

Qirjako Qirko, ambasador në Britaninë e Madhe

Aida Hajna, Zv.Drejtore e Policisë Shtetit

Arsen Mullai

Viktor Doda

Ardian Bylyku, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Armand Skapi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë

Ferdi Hysi, Instituti i Gjeografisë

Lorenc Çela nga Instituti i Gjeohapësirës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook