Ballina Aktualitet Paloka ironi kryeministrit: Policia e Ramës “kapi” 1 ton drogë pa ndihmën...

Paloka ironi kryeministrit: Policia e Ramës “kapi” 1 ton drogë pa ndihmën e ndërkombëtarëve

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka ironizuar kryeministrin pas sekuestrimit të 1 ton kanabis sativa pranë Mifolit në Vlorë.

Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se policia e Ramës “kapi” 1 ton drogë pa ndihmën e asnjë partneri ndërkombëtar pranë Mifolit në Vlorë.

“Tjetër “sukses” i policisë së Ramës kundër trafikut të drogës. Policia e Ramës , pa ndihmën e asnjë partneri ndërkombetar “kapi” një ton drogë pranë Mifolit në Vlorë. Drogën e nxorri lumi në shesh dhe fshatarët e denoncuan po vetëm agjentët e Rusisë mund të mohojnë se ky është një “sukses” i vetë Ramës në luftën kundër drogës. Pronarët e drogës po kërkohen se mos i nxjerr dhe ata lumi në ndonjë vend”, shkruan Paloka.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook