Ballina Aktualitet Pamje satelitore se si duket Fushë-Kruja dhe Novosela e përmbytur (HARTA)

Pamje satelitore se si duket Fushë-Kruja dhe Novosela e përmbytur (HARTA)

Instituti I Gjeoshkencave pasqyron hartën e zonave të përmbytura nga reshjet, ku bien në sy Fushë-Kruja dhe Novosela.

Në imazhet satelitore territori i tyre duket i ngjyrosur me blu, ku uji zënë hapësira të mëdha tokësore. Në grafik tregohen dhe përmbytjet që përfshinë qytetin e Vlorës dhe Tepelenës.

Instituti ka bërë me dije se sot pasdite situata do jetë e qetë, nuk do të ketë reshje, përjashtuar ndonjë reshje të izoluar dhe të dobët, më e mundshme në qarkun e Kukësit.

LEXO EDHE:  Del harta/ Indeksi i krimit 2018, sa e ekspozuar është Shqipëria

Përmbytjet që përfshinë Shqipërinë kryesisht pjesën Jugore dhe Qëndrore të vendit, janë pasqyruar edhe nga Qendra për Bashkërendimin e Reagimit të Emergjencave (ERCC) e cila ka monitoruar nga afër situatën dhe është në kontakt të përhershëm me autoritetet shqiptare të Mbrojtjes Civile.


Fushë Kruja

Fushe Kruja

Novosela
novosela

Vlora
Vlora

Tepelena
tepelene

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook