Ballina Aktualitet Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të...

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaqësuesve shqiptarë

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”396″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Kryebashkiaku Erion Veliaj me një postim në rrjetin social Facebook, uron suksese për pjesmarrësit shqiptarë në Panairin Dimëror që organizohet në Belgjikë.

Ai kujton për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje të mos humbin stendën e Tiranës që do të prezantohet në panair.

“Rrugë e mbarë dhe na nderoni ore!

Nëse je shqiptar që banon në Belgjikë ose aty pranë dhe të ka marrë malli për 
valle, këngë e ushqime autentike, mos e humb stendën e Tiranës në Panairin Dimëror në Grand Place, Bruksel nga data 25 Nëntor deri më 31 Dhjetor”, thotë Veliaj.

Nga data 24 nëntor deri më 31 dhjetor 2017 në qendër të Brukselit, organizohet “Winter Wonders” para dhe gjatë festave të Krishtlindjes, në Grand Place në Bruksel dhe rreth Bourse, Place de la Monnaie, Place Sainte-Catherine dhe Marché aux Poissons.

Winter Wonders 2017 përfshin, një treg për Krishtlindje, atraksione të bukurisë si (Rrota e Ferris, merry-go-rounds,etj).
Gjithashtu do të ketë një shesh patinazhi të mbuluar me akull dhe një pemë Krishtlindjeje në Grand-Place.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook